Merrni pjesë
Histori
Home
Arkivi i kujtesës
Amik Kasoruho

Në 1949 Amik Kasoruho arrestohet në moshën 17 vjecare sepse shkruan dhe shpërndan tek shokët e tij një trakt që kritikonte qeverinë. Si pasojë ai vuan shtatë vjet në burgun e Burrelit. Gjatë kohës që Amiku ishte në burg, i jati i tij Qemal Kasoruho ekzekutohet pa gjygj bashkë me 21 intelektualë të tjerë në 1951. Pas burgut, bashkë me familjen jetoi për 27 vite në internim. Emigron në Itali në 1990 dhe i dedikohet publicistikës, studimeve, si dhe përkthimit të rreth gjashtëdhjetë librave në shqip, midis tyre Damka e Turpit, Harry Potter, Kodi i Da Vinçit, dhe Revolta e Atlasit. Shkroi gjërësisht mbi eksperiencën e tij në burg dhe në internim në romanin autobiografik Ikje Nga Trilli i Perëndive. Duke e ndarë kohën midis Shqipërisë dhe Italisë ai shërbeu si këshilltar kulturor i Presidentit të Republikës së Shqipërisë deri në vdekjen e tij në 2014.

Visar Zhiti

Visar Zhiti është poet dhe shkrimtar që ka publikuar shumë volume letrare midis të cilave tre libra mbi kohën e tij kaluar ne burgun famëkeq të Spaçit në veri të Shqipërise si dhe ne burgun e Qafë Barit. Poezitë e tij në dorëshkrim u bënë shkak që të dënohet me 10 vjet burgim. Në 2013 u emërua Minister i Kulturës, gje e cila do te ishte e pa imagjinueshme në kohën e komunizmit. Kujtimet si dhe poezia e tij janë publikuar në mbarë botën dhe janë vlerësuar me cmime ndërkombëtare. Në intervistën e tij ai flet se si fakti i të shkruarit fshehurazi në burg, e ndihmoi atë t’i largohej realitetit fatkeq e mizor të rrethanave ku ndodhej.

Simon Miraka

Simon Miraka është kreu i Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë. Në vitin 1945, kur ai ishte një foshnje dy muajshe, familja e tij u internua në Berat. Më pas, në Savër dhe në Gjazë të Lushnjes. Ai ka bërë 45 vjet internim. Po të mbledhësh vitet e burgut dhe të internimit të familjes dhe të farefisit të tij dalin 945 vite.

Sami Repishti

Sami Repishti lindi në Shkodër në 1925. Në vitin 1946, u arrestua dhe pas 14 muaj torturash nga ish sigurimi i shtetit, u dënua me 15 vjet burgim dhe punë të detyruar, nga të cilat ai beri 10. Në vitin 1959, aratiset në Jugosllavi dhe më vone, në 1962, emigron në SHBA. Midis të tjerash, ai ka botuar dy libra: Pika Loti dhe Nën Hijen e Rozafës ku përshkruan jetën e tij dhe të bashkëvuajtësve në burg dhe nëpër kampe pune. Profesor Repishti ka qënë pjesëmarës aktiv në jetën e bashkësisë Shqiptaro-Amerikane si dhe bashkëthemelues i disa organizatave Shqiptaro-Amerikane.

Fatbardh Kupi

Fatbardh Kupi kaloi pjesën dërmuese të jetës së tij në internim dhe burg. Viktimë e pafajshme e persekutimit të regjimit komunist vetëm sepse ishte i biri i Abaz Kupit, kapiteni i xhandarmërisë së Krujës gjatë monarkisë, si dhe Kryetar i Lëvizjes për Legalitet. Që nga mosha 16 vjeç deri në moshën 60, ai ka kaluar në disa vënde të ndryshme burgime dhe internimi ndër to 5 vite burg në Tiranë, më vonë në Porto Palermo, Tepelenë, Grabian, Gradisht, Qafë Bar, Bulqizë, dhe mbasi del nga burgu për herë të dytë, nëpër fshatrat e Lushnjes ku bashkohet me familjen e tij.

Fatbardh Kupi

Fatbardh Kupi kaloi pjesën dërmuese të jetës së tij në internim dhe burg. Viktimë e pafajshme e persekutimit të regjimit komunist vetëm sepse ishte i biri i Abaz Kupit, kapiteni i xhandarmërisë së Krujës gjatë monarkisë, si dhe Kryetar i Lëvizjes për Legalitet. Që nga mosha 16 vjeç deri në moshën 60, ai ka kaluar në disa vënde të ndryshme burgime dhe internimi ndër to 5 vite burg në Tiranë, më vonë në Porto Palermo, Tepelenë, Grabian, Gradisht, Qafë Bar, Bulqizë, dhe mbasi del nga burgu për herë të dytë, nëpër fshatrat e Lushnjes ku bashkohet me familjen e tij.

Islam Spahiu

Islam Spahiu is a former art teacher, writer and translator of works by Dostoyevsky, Kandinsky, and Nietzsche. He has published translations of Dostoyevsky’s White Nights and an anthology of European poets. His thirst for knowledge led him to engage in activity deemed illegal under the communist regime.

Arkivi i kujtesës

Midis viteve 1945 dhe 1990 ishin afërsisht 100 burgje, kampe pune, si dhe vende internimi në Shqiperi. Këto ishin ndarë në tre kategori: 1. Burgje të mbyllura ku të burgosurit shlyenin dënimin pa qënë të detyruar të punonin, 2. Kampet e riedukimit ku ata ishin të detyruar të punonin, dhe 3.Kampe “tela me gjëmba” që kanë ekzistuar deri në 1954. Ishin quajtur keshtu meqë ishin të rrethuar me tela me gjëmba. Mbas 1954, personat e internuar në keto kampe u transferuan nëpër fshatra dhe u strehuan nëpër baraka të ngritura posaçërisht për ta ndërsa punonin në bujqësi.


Për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe rritjes së arrestimeve gjatë viteve të para të regjimit, të dënuarit kanë vuajtur dënimet e tyre kudo në dispozicion, duke përfshirë ish-kazerma, magazina, kala si në Berat dhe Porto Palermo, dhe stalla. Të dënuarit krijuan një forcë të domosdoshme pune për vëndin që kishte nevojë të madhe për punë fizike për të mbështetur zhvillimin e infrastrukturës. Ata punuan nëpër fshatrat e Myzeqesë, si Savra, Grabiani, dhe Gjaza, për tharjen e kënetave në Maliq dhe Beden, për të krijuar tokë bujqësore të re, për ndërtimin e aeroporteve dhe rrugëve, dhe në minierat e Spaçit dhe Bulqizës. Kontributi i tyre është i pashlyeshëm.

Sot shume nga këto vënde po zhduken apo janë zhdukur. Themelet, muret e shkallët e rënuara janë të vetmet gjurma që kanë mbetur në vënde si Ballshi, Tepelena, dhe Spaçi. Për disa nuk ka evidence që të provojë që një kamp i tillë ka pas ekzistuar atje më parë për arsye të tregut të skrapit dhe nga negligjenca. Këto zera ndihmojne që të kujtohet e kaluara dhe t’u jepet jetë këtyre vëndeve. Ato sherbejne si një arkivë në rritje për historitë personale të personazheve tanë. Këtu ne përqëndrohemi në vëndet ku ata ishin izoluar nga regjimi.