Amik Kasoruho 1930 - 2014

Në 1949 Amik Kasoruho arrestohet në moshën 17 vjecare sepse shkruan dhe shpërndan tek shokët e tij një trakt që kritikonte qeverinë. Si pasojë ai vuan shtatë vjet në burgun e Burrelit. Gjatë kohës që Amiku ishte në burg, i jati i tij Qemal Kasoruho ekzekutohet pa gjygj bashkë me 21 intelektualë të tjerë në 1951. Pas burgut, bashkë me familjen jetoi për 27 vite në internim.
Emigron në Itali në 1990 dhe i dedikohet publicistikës, studimeve, si dhe përkthimit të rreth gjashtëdhjetë librave në shqip, midis tyre Damka e Turpit, Harry Potter, Kodi i Da Vinçit, dhe Revolta e Atlasit. Shkroi gjërësisht mbi eksperiencën e tij në burg dhe në internim në romanin autobiografik  Ikje Nga Trilli i Perëndive. Duke e ndarë kohën midis Shqipërisë dhe Italisë ai shërbeu si këshilltar kulturor i Presidentit të Republikës së Shqipërisë deri në vdekjen e tij në 2014.