lekë tasi, 86

Lekë Tasi është shkrimtar, piktor dhe çelist. Krijimtarija e tij më e madhe është në fushën e pikturës. Ka marë pjesë në disa ekspozita pikture, e fundit, e titulluar Satirë në Sheshin "Skënderbej", u hap në verë 2015 në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Në 1975 familja e tij përfshire të shoqen, fëmijët, nënën, motrën si dhe familjen e vëllait të tij, Yllit, u internuan në Grabian, një fshat i vogël në rrethin e Lushnjes. Në librin e tij me kujtime “Grabiani Rrëzë Kodrave”, botuar në 2009, Tasi flet për jetën e tij dhe të familjes së tij në internim gjatë viteve 1975 - 1990.