Islam Spahiu, 84

Islam Spahiu është shkrimtar dhe përkthyes. Ai ka përkthyer Netë të Bardha të Dostoyevskit dhe midis të tjerave një antologji të poetëve europiane. Etja e tij për dije dhe kulturë, dhe sidomos pasioni i tij për letërsinë e bëri atë të angazhohej në aktivitete që në atë kohë ishin të ndaluara. Për shkak të përkthimeve në dorëshkrim dhe posedimit të veprës së Dostojevskit, si dhe posedimit të veprave të Fishtës e të Niçes, u akuzua për agjitacion dhe propagandë dhe u dënua me 12 vjet burg.