hadije "Didi" bicaku-maliqi, 87

“Didi” Biçaku vjen nga familja e njohur e Biçakcinjve të Elbasanit. Ajo mbaroi studimet në Normalen e Elbasanit për mësuese dhe e ushtroi këtë profesion vetëm për tre vjetë në Paftal të Beratit për arsye biografike. U shkëput nga mësimdhënia dhe u detyrua të punonte si muratore dhe më pas si robaqepese e shkalles së larte. Në 1951, me reth 200 të tjere, ajo u arrestua dhe u burgos në burgun e Tiranës për pesë muaj me preteksin fallso lidhur me ngjarjen famkeqe të bombës së hedhur në Legatën Sovietike. Nga të arestuarit, 22 veta u pushkatuan pa gjygj, ndër ta intelektualja Sabiha Kasimati, e vetmja femër. Edhe sot Didi Biçaku akoma nuk mund të thotë sepse u arrestua.