Fatbardh Kupi, 1927-2016

Fatbardh Kupi kaloi pjesën dërmuese të jetës së tij në internim dhe burg. Viktimë e pafajshme e persekutimit të regjimit komunist vetëm sepse ishte i biri i Abaz Kupit, kapiteni i xhandarmërisë së Krujës gjatë monarkisë, si dhe Kryetar i Lëvizjes për Legalitet.
Që nga mosha 16 vjeç deri në moshën 60, ai ka kaluar në disa vënde të ndryshme burgime dhe internimi ndër to 5 vite burg në Tiranë, më vonë në Porto Palermo, Tepelenë, Grabian, Gradisht, Qafë Bar, Bulqizë, dhe mbasi del nga burgu për herë të dytë, nëpër fshatrat e Lushnjes ku bashkohet me familjen e tij.