Visar Zhiti, 64

Visar Zhiti është poet dhe shkrimtar që ka publikuar shumë volume letrare midis të cilave tre libra mbi kohën e tij kaluar ne burgun famëkeq të Spaçit në veri të Shqipërise si dhe ne burgun e Qafë Barit. Poezitë e tij në dorëshkrim u bënë shkak që të dënohet me 10 vjet burgim.
Në 2013 u emërua Minister i Kulturës, gje e cila do te ishte e pa imagjinueshme në kohën e komunizmit. Kujtimet si dhe poezia e tij janë publikuar në mbarë botën dhe janë vlerësuar me cmime ndërkombëtare. Në intervistën e tij ai flet se si fakti i të shkruarit fshehurazi në burg, e ndihmoi atë t’i largohej realitetit fatkeq e mizor të rrethanave ku ndodhej.